Klement Balili, personi më i kërkuar në Shqipëri, i cilësuar si Eskobari i Ballkanit ka folur ekskluzivisht për gazetarin investigativ, Artan Hoxha vetëm pak orë para arrestimit. Në këtë pjesë të intervistës, ai ka folur për lidhjet e tij me politikën dhe cilin subjekt politik ka mbështetur në fushatë elektorale. Balili tregoi se asnjëherë nuk ka pasur një teserë partie, madje është munduar të qëndrojë larg saj. Sipas tij, ka qenë përfshirja e familjarëve të afërt në politikë, duke mbështetur kështu Lëvizjen Socialiste për Integrim. Balili ka treguar edhe një moment nga takimi me ish-kryeministrin Sali Berisha në 2006 në Delvinë.

Pas zgjedhjeve të vitit 2013, ju u emëruat në pozicionin e Drejtorit Rajonal të Transporteve.

Familja ime ka ndihmuar partinë e LSI-së, edhe unë kam ndihmuar. Për këtë arsye mora edhe këtë post, por kam shërbyer me ndershmëri. Kemi kontribuar në fushatë.

E keni takuar ndonjëherë Sali Berishën?

Po kur vinte në zonën e Delvinës, ka ardhur në Banesë dhe i kam dhënë dorën. Kjo kur ka ardhur rreth vitit 2006. Por kur ka qenë kryeministër se kam takuar asnjëherë.