Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu së bashku me të arrestuarit e tjerë dolën para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë. Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë "arrest shtëpie" për Klevis Balliun ndërsa për tre të arrestuarit e tjerë "arrest me burg".
Ish-deputeti është shfaqur i buzëqeshur gjatë seancës dhe ka përshëndetur mediat me simbolin e Partisë Demokratike.
Në mbështetje të tij në gjykatë kanë shkuar edhe ish-deputetët Albana Vokshi, Edmond Spaho dhe Genc Pollo, si edhe eksperti për çështjet ligjore në PD, Gazmend Bardhi.





