Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur të pezullojë nga detyra kryegjyqtaren në detyrë të Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, deri në përfundim të procesit gjyqësor të nisur ndaj saj, pas publikimit të videove në rrjetin social “Tik-Tok”.
Më tej KLGJ mund të vendosë dhe për shkarkimin e gjyqtares Kapedani, e cila sot në seancë kërkoi dorëheqjen nga posti i zv.kryetares së Gjykatës.
Ishte ILD që kërkoi nga KLGJ pezullimin dhe shkarkimin e gjyqtares Kapedani, pas videove që gjyqtarja publikonte në Tik-Tok, ku shfaqej duke bërë “sfilatë” në zyrën në gjykatë.
Kreu i ILD-së, Artur Metani, tha gjatë seancës së sotme gjyqësore se ekzistojnë kushtet që gjyqtarja të pezullohet.





