Këshilli i Lartë Gjyqësor pritet të japë sot vendimin për kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë lidhur me shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Krujës Enkeleida Hoxha, e arrestuar për korrupsion.

Kjo e fundit është shoqëruar nga policia e burgjeve me pranga në duar dhe maskë të zezë Covid-i për në KLGJ, ku do të jetë e pranishme bashkë me avokatin e saj.

Inspektori i lartë i drejtësisë kërkon shkarkimin e gjyqtares për një sërë shkeljesh ne vendimet e saj për ulje të dënimit për të dënuarit, përfshirë edhe vendimin e fundit për Hekuran Billën.

Gjyqtarja Enkeleida Hoxha u arrestua pak javë me parë në sallën e gjyqit teksa shpalli një tjetër vendim për një të dënuar i cili kërkonte lirim para kohe me kusht.