Një nga bibliotekat e Ohajos njoftoi se së fundmi një klient i befasoi bibliotekarët,duke kthyer një libër me poezi pasi 93 vitesh.

Biblioteka e Licking County në Newark zbuloi në mediat sociale se “Heart Throbs: The Old Scrap Book”, një libër që përmban poezi nga mijëra autorë, u kthye kohët e fundit në bibliotekë.

Dorëzuesi u tha bibliotekarëve se e kishte gjetur librin mes sendeve në shtëpinë e tezes së tij të madhe.

Libri përmbante ende një listë rregullash nga ajo që atëherë quhej Biblioteka Publike. Në kartelë thuhet se do të paguhet një tarifë prej 2 cent në ditë për çdo ditë të vonesës së librit. “Është një gjë e mirë që tani jemi pa gjoba,” tha biblioteka në postim.