Të bashkuar dhe të qeshur, lojtarët e Interit kanë darkuar të gjithë së bashku të enjten në mbrëmje, duke treguar se brenda grupit ka një klimë shumë të mirë.
Në këtë darkë ishin të gjithë lojtarët zikaltër të pranishëm përfshirë këtu edhe blerjet e reja, por ajo që bie në sy është mungesa e Mauro Ikardit.
Tre ditë para udhëtimit për në Kaljari, Interi duket se ka kolauduar grupin dhe tashmë po punon fort brenda dhe jashtë fushe, për të përballuar një sezon kompetitiv.





