Kishte kohë që Enca po përgatitej për projektin e saj të ri. Ende nuk kanë kaluar 48 orë nga publikimi i këngës me titull “Dreq" dhe ajo është klikuar mbi 770 mijë herë në Youtube.Një këngë ritmike me klip shumë të veçantë, ka sjellë Encën fuqishëm në tregun muzikor. Sipas statistikave “Dreq” është kënga më e klikuar për këtë vit në periudhën më të shkurtër kohore, ende pa mbushur 2 ditë nga publikimi.