28korrik 2015 – Një trafikant shqiptar droge është arrestuar nga policia e Londrës.
Por ajo që bën më shume lajm në këtë rast është se Klisman Sykaj në momentin e arrestimit u ka thënë policëve që ai ishte një agjent i infiltruar i Interpolit shqiptar.
Edhe në seancën dëgjimore në gjykatë ai këmbënguli se ishte rekrutuar nga Interpoli në luftën kundër trafikut të drogës.
“Ai fillimisht tha se punonte për Interpolin Shqiptar dhe kishte nisur një hetim në Britaninë e Madhe, por më pas tha se ishte një gënjeshtër e shpikur për momentin”, tregoi një prej policëve që arrestoi shqiptarin.
Në momentin e arrestimit trafikantit shqiptar iu gjet një sasi e konsiderueshme kokaine, 2 mijë paund dhe dy aparate celularë.
Ndërkohë nga kontrollet në banesë, policia i gjeti Sykajt 213 gramë kokainë, e ndarë në qese plastike, gati për t'u shitur. /Lapsi.al/