Familjarët e Mateos sot kanë zhvilluar protestë para burgut të Vlorës, ku po mbahet në paraburgim edhe autori Klodian Çalamani.
Ndërkohë mësohen detaje në lidhje me autorin, i cili prej disa ditësh ndodhet në paraburgim.
Klodiani Çalamani edhe pse ka bërë një vrasje makabër është i qetë. Asnjë familjar deri më tani nuk ka shkuar që ta vizitojë Çalamanin, teksa thuhet se ai mban akoma veshur rrobat me të cilën ka kryer vrasjen e të miturit, asnjë nga të burgosurit nuk pranon që t’i vijë në ndihmë.
Kujtojmë se Çalamani nuk ka as përfaqësues ligjor, pasi edhe avokati i caktuar nga shteti nuk ka pranuar që të përfaqësonte këtë çështje. /BW





