Jo vetëm zgjedhjet parlamentare do të jenë më 25 qershor, por edhe Kavaja do të votojë më 25 qershor për kreun e ri të kësaj bashkie. Partia Demokratike, e ka vendosur se me cilin kandidat do të konkurrojë në këto zgjedhje, ku kërkon të fitojë Bashkinë e Kavajës. Mësohet se ai është Isa Sakja, aktualisht mban postin e kryetarit të degës së PD-së Kavajë.
Nga ana tjetër, nuk dihet nëse Partia Socialiste do të paraqesë të njëjtin kandidat, që ishte edhe për zgjedhjet e 7 majit, por që u anuluan, ajo e Klodian Shehit. Kandidati i PS për zgjedhjet e anuluara të 7 majit, Klodjan Shehi, u ka paraprirë zërave të ndryshëm të hedhur ditët e fundit për një kandidat tjetër nga PS për këtë qytet. Shehi i cili ushtron kompetencat e kryetarit të bashkisë deklaroi se ai ka marrë mbështetjen jo vetëm të socialistëve në Kavajë, por të së majtës pavarësisht se PS ende nuk ka nxjerrë kandidat , emri i tij është i padiskutueshëm.
Sipas opinionit të socialistëve nënkryetari i aktual i bashkisë është kandidati potencial, për të drejtuar bashkinë Kavajë deri në fund të mandatit .
Pas marrëveshjes së arritur midis dy krerëve politikë Basha e Rama në Kavajë, ka një qetësi e siguri absolute. Demokratët do t'u drejtohen kutive të votimit, ndërsa socialistët kandidimin e Shehit e shikojnë si 'detyrë shtëpie' nga Partia Socialiste.
K.H.





