Gazetarja Klodiana Lala ka thënë se Porti i Durrësit është nën pushtetin e të fortëve.

Klodiana Lala: Porti i Durrësit është nën pushtetin e të fortëve, kjo bëhet me marrëveshje me politikanët se nuk bëhet me ne, ne nuk kemi fuqi. Kjo tregon dhe rritjen e numrit të vrasjeve të shqiptarëve në Kolumbi, në Ekuador, në Amerikën Latine. Shumica atje jetonin me emrat e tyre atje dhe janë identifikuar. Kemi pasur një rast të fundit, por mendohet që ka ndërruar identitetin. Policia po përpiqet, por s’e ka zbuluar ende.