Gazetarja Klodiana Lala u shpreh sot në emisionin ‘Pikat mbi i’ se ish-deputeti Alqi Bllako nesër mund të jetë një i penduar i drejtësisë. Sipas Lalës, nëse ndodh kjo do të kemi shumë surpriza.

Gjithashtu Lala tha se pritet që Bllakos t’i ndalohet e drejta e ushtrimit në administratës publike për 5 vite.

A do të jetë i penduar?

Lala: Unë mendoj që Bllako është fytyra perfekte e një të penduari ditën e nesërme. Mendoj se mund të pendohet, por nëse do të hapte gojën do të kishim shumë surpriza dhe do të kishte shumë zhvillime. Mënyra se si ai artikulon, është njeriu perfekt dhe hallka më i dobët. Kur anëtarët e krimeve të rënda, kur tentuan për bandën e Durrësit e morën me një person, që nuk ishte personi i duhur. Por Coli foli shumë shpejt dhe tregoi të gjitha. Orët e errëta na ngatërrojnë historinë. Ajo nuk është aferë e Bllakos, përshin nivelet më të larta të qeverisjes.

Lala: Me çfarë kam biseduar, mendoj që SPAK duhet të shkojë edhe më lart. Duhet të preken njerëz të pushtetshëm. Të kalosh afro 100 mln euro, padiksutim që duhet firma e ministrit të Financave. Ka shumë emra që nuk kërcasin në dosje. Në rastin e Inceneratorit të Fierit ka një akuzë zyrtare ku thuhet se është ndryshuar emërtimi i tokës. Subashi është një person që sipas të dhënave është vendimarrës, por jo i dyshuar. Shkon te inceneratorët e tjerë, kemi të njëjtët personazhe. Ata kanë marrë miliona euro dhe ne nuk kemi inenerator. Ne nuk dimë rolin e Veliajt, Ahmetajt, Gjiknurit që ka pasur një kontratë për prodhimin e energjisë. Ne kemi aq shumë personazhe që kanë firmosur. SPAK s’na ka dhënë ende përgjigje për paratë. Ne kemi vetëm asete, por jo para që kanë marrë kompanitë inceneratore.

Lala: Bllako për 5 vite ndoshta s’mund të punojë më. Padiksutim dosja e inceneratorëve mund të jetë një fitore për SPAK, nëse shkon deri në fund. Është aq voluminoze sa që mendoj se nuk e keni idenë se sa materiale ka për këtë dosje, 6 muaj duhen së paku për t’u lexuar e më pas për t’u vendosur. Nëse SPAK dështon në këtë dosje, do i duhet shumë kohë që të dëshmojë që është një institucion i besueshëm.