Atletja e njohur Klodiana Shala ka folur me tone të ashpra teksa ka qenë e ftuar në “Top Show”, në “Top Channel” për fenomenin e vajzave të reja që ekspozojnë çantat e tyre të shtrenjta në rrjetet sociale.
“Me siguri ua ka blerë dikush në një moshë sa dyfishi i saj çantat 3000 euro. Në Shqipëri, shefi nuk punëson në zyrë një njeri të denjë për punën, por një sekretare seksi që ta ketë edhe për përdorime të tjera”, u shpreh Klodiana.

Atletja është parë shumë e revoltuar për këtë trend të ri që ka gjeneruar së fundmi dhe këtë “akuzë” e ka përsëritur disa herë më bindje të plotë. “Ky është realiteti shqiptar. Në pjesën më të madhe kjo gjë ose fshihet, ose anashkalohet duke dhënë një imazh shumë të keq për mënyrën sesi funksionon shoqëria shqiptare”, ka përfunduar ajo.