Zotërimi i një gjendje shëndetësore më të mirë përbën një nga të drejtat themelore të cdo qenie njerëzore, pavaresisht nga raca, besimi, opinioni politik dhe gjendja ekonomiko-shoqërore”; e më tej: “Qeveritë kanë përgjegjësinë e shëndetit të popujve të tyre duhet të marrin masat e duhura shëndetesore e shoqërore dhe kur një komb është i shëndetshëm edhe ekonomia e tij është e shëndetshme. E nisa me këto opinione për rëndësinë e shëndetit, sepse sot më shumë se kurrë ndjej përgjegjësinë të ndaj me ju shqetësimin dhe preokupimin e gjithë shqiptarëve që kemi takuar cep më cep te këtij vendi.
Banorët e Tropojës vendlindjes së kryeministrit doktor të lënë në harresë për cdo problem shëndetësor. Spitali i Bajram Currit hyrja e të cilit është e mbushur me mbeturina dhe në ambientet e spitalit nuk gjen asnjë pacient te shtruar, të gjithë “të shëruar”. Mungesa totale e mjekëve specialistë i detyron vendlindasit të kërkojnë shërbim shëndetësor në Gjakove e Prishtinë se kreu i vendit i ka harruar prej kohësh. Do të vazhdoja pa fund me qendrën shëndetësore të Bujanit që mbulon 1700 banorë.. mungon gjithcka përvec dëshirës së mjekut për t’i shërbyer… por me cfarë? Po kështu banorët e Zogajt, Berishës, Kerrnajës ku për qendër shëndetësore shërben një klasë shkolle pa derë, brenda së cilës nuk ka asgjë përvec një lavamani te thyer.
Zonat që ju përmenda ndoshta janë larg e të mbuluara nga bora, por unë do rikthehem në metropol, pak km larg Tiranës, në ish bastionin e PD në qendrën shëndetësore të Kamzës që i shërben 100000 banorëve, të lënë në ditë të hallit, me një radiologji të viteve 70, me një infermier e laborator të mesjetës. Kemi bërë një rugëtim të gjatë deri sot, kemi folur hapur me pacientë, e familjare e personelin shendetesor. Anekënd has një pakënaqesi ekstreme për zgjidhjen e problemeve shëndetësore. Sorollatje, mungesë shërbimesh, mungesë medika-mentesh, mllef i akumuluar që përplaset padrejtësisht mbi personelin shëndetësor. Po kjo është vetëm maja e ajsbergut.
Ajo që fshihet nën ujë që është dhe shkaku i këtij kalbëzimi të sistemit shëndetësor, korrupsioni, vjedhja, abuzimi, majmerosja e drejtuesve të institucioneve që për dy vjet vënë pasuri për dy breza pikërisht ky kontigjent nuk përballet kurrë me pacientin por mbeten në ekrane televizive duke i bërë lavde pikërisht këtij kalbëzimi. Kanë 20 vjet që reformojnë reformën, kanë 20 vjet që arnojnë një jorgan të shqyer, që edhe pse nuk ke ku ta kapësh nuk pranojnë kurrë ta ndërrojnë se vetëm duke shtuar nje arnë do të nxjerin llokmën e tyre.
Sot në zemer kam peshën e dhimbjes se 7000 mijë familjeve shqiptare që zbuluan në 2012 se kishin nje të afërm me kancer dhe 85 % e ketyre fatkeqëve kanë zbuluar sëmundjen në stadin e katërt dhe shumë shpejt ikin nga kjo jetë pa marrë dot librezen e shëndetit të Saliut. Duke i lënë me brengë të thellë femijet e të afermit e tyre qe nuk paten mundesi t’i shpetonin jetën edhe pse shitën shtepinë. Sot në zemër kam peshën e pacientëve që vijnë nga ana e anës për të bërë dializën e kërkojnë të pakten lekët e rrugës dhe drejtuesi i institucionit i thotë: Ju jap fjalën se me 24 qershor do tju jap 4 muaj bashkë vetëm na jepni votat me 23 Qershor.
Ne jemi të vendosur ta ndryshojmë këtë realitet jo për fushatë elektorale, por se është kërkesë emergjente e shqiptarëve. Ne jemi për një shërbim shëndetësor universal, për të gjithë se është e drejtë e cdo qytetari ta gezojë.. Për ne shendeti nuk është mall që blihet, por është detyrim i shtetit të kujdeset t’u sherbejë sa më mirë, në mënyrë të barabartë dhe gjithëpërfshirëse qytetarëve të vet. Mbrojtja e dinjitetit njerezor, barazia në dhenien e shërbimit shëndetësor, mbrojtja dhe promocioni i shëndetit, solidariteti me njerëzit vulnerabel, eficienca dhe kosto efektivitetin në sitemin shëndetesor do të jenë bazat e sitemit që ne do të implementojmë.
Sot shqiptarët paguajne nga xhepat e tyre 60 % te shpenzimeve për shëndetin dhe kjo barrë bie me shumë tek ato qe s'kanë mundësi të punojnë të cilët janë të detyruar të paguajne tarifa 5 herë më të larta që prej 2009-ës. Në fillim të 2011-ës me forcën e kartonit, kjo maxhorancë per turp e vendosi TVSH 10 % në shendetësi. Nuk menduan fare të paktën për ato 104 mijë familje që jetojnë me ndihme ekonomike mbi të cilët kjo takse binte direkt. Ne jemi të vendosur ta heqim që në 100 ditëshin e parë TVSh-në e shëndetësisë. Ne jemi të vendosur të bëjmë njësimin e cmimit të barnave me vendin e origjinës, nuk mund ta pranojmë që i njëjti medikament të blihet më shtrenjtë në Shqipëri se sa në Itali, Greqi apo Maqedoni .
Ky sistem i degraduar në të cilin kontribojnë per 18 vjet vetëm 16 % e shqiptareve ka harruar situatën dramatike në fshat ku edhe pse jeton 46 % e popullsisë kontribojnë vetem 50 mijë vetë. Duke kuptuar rëndësinë e parandalimit të sëmundjes ne do ti garantojmë cdo qytetari kontroll falas mjekësor të përvitshëm duke evidentuar grupmoshat e rrezikuara nga sëmundje që janë shtuar ndjeshëm. Për ne është e papranueshme që 80 % e pacientëve me kancer te diagnostikohen në stade terminale. Do të hapim kantierin e shëndetësisë duke vënë në eficiencë qindra qendra shëndetsore që i ka mbetur.
Tek mjeku i familjes dhe në spitalet publike do t’ju ofrohet kurim dhe solidaritet shoqëror. Ne do të përpiqemi maksimalisht që së bashku me personelin shëndetësor të jemi në të njëjtën llogore duke krijuar kushte për një shpërblim më dinjitoz të tyre. Të rimotivohen dhe rifitojnë besimin e humbur. Dhe më kryesorja cdo qytetar t’i rikthejë personelit mjekësor dhe dinjitetin e munguar. Shërbimi shëndetësor kombëtar është një nga sfidat më të vështira të PS-së që kërkon vullnet të hekurt të kryeministrit të ardhshëm. Angazhim të plotë të PS, mirëkuptim dhe mbeshtetjen e gjithë shqiptarëve.
Fjalë e mbajtur në konventën e partisë socialiste