Ngjarja tragjike e Potamit ka tronditur dhe lënduar shumë persona, e një ndër to është dhe deputetja durrsake e Partisë Socialiste, Klodiana Spahiu.
Në një reagim në rrjetet sociale, Spahiu shkruan se vogëlushen shtatë vjeçare e vrau papërgjegjshmëria, e vrau dalldia. Deputetja ka dhe një apel drejtuar të gjitha institucioneve të sigurisë që të ngrihen në këmbë që kjo ngjarje e rëndë të mos përsëritet kurrë dhe askund në bregdetin tonë.






