Një 25 – vjeçar nga Bullgaria ka përfunduar në prangat e Policisë së Tiranës, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi akuzohen për mashtrim kompjuterik.
Konstantin Eftimov, banues në Sofie, sipas policisë, në bashkëpunim me tjetër bullgar, (A.M.), kryenin vjedhje në ATM -të e disa bankave të nivelit të dytë, duke instaluar aparate të quajtura “Skimmer”. Këto aparate shërbenin për klonimin dhe vjedhjen e të dhënave të kartave të ATM -ve.
Gjatë operacionit të saj, policia sekuestroi pajisje montimi në ATM, kapele, 2 karta banke, sasi lekësh, etj.
Aktualisht, vijon puna për kapjen e personit tjetër të shpallur në kërkim.
Dyshja do të përballet me akuzat për veprat penale “Mashtrim kompjuterik”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike” dhe “Keqpërdorimi pajisjeve”.





