Java e 28 e Premier League rezervon një nga ndeshjet më spektakolare në Kontinetin e Vjetër.

Të dielën në “Anfield” duke nisur nga ora 16:45 do të luhet super ndeshja Liverpool – Manchester City.

Në prag të sfidës trajneri Jurgen Klopp, u shpreh se Guardiola e ka përmirësuar shumë atë, ndërsa shtoi se nuk është bërë kurrë xheloz për elozhet që i bëhen spanjollit.

“Pep është trajneri më i mirë në botë. City ka lojtarë të jashtëzakonshëm. Ndoshta numrin 9 më të mirë (Erling Haaland). Kevin De Bruyne do të hyjë në histori, njerëzit do të jenë në mëdyshje se cili ishte më i mirë, Steven Gerrard apo Kevin De Bruyne?

Mënyra se si Guardiola ndikoi në futboll, duke fituar sasinë e trofeve që fitoi, por kur e shihni, ai sillet sikur të mos ketë fituar kurrë asgjë, dëshira është e jashtëzakonshme. Unë shoh përsosmëri. Pep është padyshim i tillë.

Nuk kam qenë kurrë i frustruar nga njerëzit që thonë se Guardiola është një trajner më i mirë. Njihja rreth 3000 futbollistë që ishin më të mirë se unë, por prapë më pëlqente loja. Ai më bëri një menaxher më të mirë. E di që jam mjaft i mirë në atë që bëj, por ai është më i miri”, u shpreh Klopp.