Pas largimit nga Liverpool, trajneri gjerman Jurgen Klopp pati dy oferta serioze nga dy klube të tjera të fuqishme të Premier League. Bëhet fjalë për Manchester United dhe Chelsea. Prapaskenat i ka zbuluar agjenti i trajnerit të njohur, Marc Kosicke. Klopp vendosi të qëndrojë pushim pas largimit nga “The Reds”, për të marrë më pas postin e drejtorit të operacioneve të futbollit të “Red Bull”.
Agjenti Kosicke ka bërë me dije se Klopp, para se t’i bashkohej “Red Bull”-it, mund të kishte marrë drejtimin e SHBA-ve apo Anglisë. Në stolin e kombëtares së Gjermanisë ai do të ulej, nëse nuk do të ishte Julian Nagelsmann. Në krye të Liverpool, Jurgen Klopp fitoi gjithçka: Champions League, titullin kampion në Premier League pas 30 vitesh pritje, FA Cup, EFL Cup dhe Kupën e Botës për klube. Gjermani vendosi të largohej nga stoli i ekipit anglez në vitin 2024.





