Jürgen Klopp nuk e mendon pension dhe insiston se në vitin 2025 është i gatshëm për t’u kthyer në drejtimi të një klubi.
“Për momentin nuk ka asgjë për sa i përket vendeve të punës. Asnjë klub, asnjë vend. Të shohim si do të jetë pas disa muajsh. Unë nuk u largova me dëshirë, ishte një vendim i përgjithshëm. Unë gjithashtu kam drejtuar klubet më të mira në botë. Por ndoshta mund të flasim sërish për disa muaj”, kjo ishte fjalia e plotë e vërtetë e Klopp.
Ai po i mban të hapura dyert për punë në të ardhmen, por nuk ishte kurrë i prirur për t’u rikthyer në 2024, megjithatë nga viti 2025 gjithçka mund të ndodhë.
“Anglia? Kjo do të ishte humbja më e madhe e fytyrës në historinë e futbollit nëse do të thosha se do të bëj përjashtim për ju. Unë ende dua të punoj në futboll dhe të ndihmoj lojtarët me përvojën dhe kontaktet e mia. Të shohim se çfarë do të ndodhë”, shtoi trajneri gjerman.