Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ishte në Kavajë ku tha se shumë shpejt do të bëhet ndarja e saktë për të gjitha aplikimet për hapësirat në bregdet.
“Në territorin e bashkisë së Kavajës kemi 258 parcela, nga të cilat 133 janë parcela të menaxhura dhe 55 janë publike. Nga këto parcela 133 të menaxhuara kemi 198 aplikime. Do të kemi një situatë të qetë në harkun kohor të 3, 4 ditëve,”- u shpreh Klosi.
Ndërkohë ministri bëri me dije se aplikimet do të rihapen të hënën dhe do të zgjasin 5 ditë.
“Ajo që është e rëndësishme është të theksoj se parcelat që janë pa aplikime të nxiten qytetarët të aplikojnë. Besoj ditën e hënë do të përfitojnë nga rihapja për një kohë 5 ditore dhe për të plotësuar gjithë sipërfaqen e menaxhuar në Bashkinë e Kavajës,”- tha Klosi.