Ka nisur eventi për hapjen e garës për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës.

“Aeroporti i Vlorës, lajm i mirë për botën e turizmit. Ky projekt do të promovojë Shqipërinë turistike. Në maj fillojnë punimet për aeroportin e ri. Investimet në infrastrukturë janë më një rëndësi të madhe. Ministri: Aeroporti, jo vetëm turistik, por edhe zhvillon ekonominë”, tha ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi.

Ai deklaroi se numri i turistëve të huaj që vijnë nga ajri do vijë gjithmonë në rritje pas ndërtimit të Aeroportit të Vlorës.

“Numri i turistëve të huaj që vijnë nga ajri do vijë gjithmonë në rritje. Këtë vit 6.3 milionë turistë të huaj, ose 10% më shumë se një vit më parë. Prapë ne kemi hapësira për turistë që nuk janë shfrytëzuar për shkak të akomodimit dhe infrastrukurës aeroportuale“, tha Klosi.