Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi ka qenë sot në qytetin e Kurbinit, ku ka vizituar një biznes fason.
Gjatë vizitës së tij, Klosi u bën thirrje të rinjve të ndjekin arsimin profesional, duke theksuar se tregut të punës i duhen persona të kualifikuar. Ministri ndër të tjera deklaroi se nga ky biznes ofrohen 2 mijë vende pune në të gjithë vendin.
“2 mijë vende pune ofrohen nga ky biznes në të gjithë vendin. Mungojnë personat e kualifikuar”, tha Klosi.