Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ka emëruar ditën e sotme dy prokurorët e rinj në Prokurorinë e Posaçme.

Mësohet se prokurorët e emëruar janë Elvin Gokaj dhe Alfred Shehu.

Në vendim thuhet se KLP vendosi renditjen e 3 kandidatëve të cilet kanë aplikuar për 2 vende vakante në SPAK, si vijon: Elvin Gokaj me 216 pikë, Alfred Shehu me 211 pikë dhe e treta u rendit Sonila Muhametaj (Domi) me 208 pikë.