Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur sot për shkarkimin e prokurores së Dibrës Belina Zeneli.

Shkak sipas Inspektorit të Lartë të Drejtësisë është se Zeneli ka zvarritur dhjetra çështje e njohur midis të tjerash edhe dosjen 184, për hetimin e blerjes së zgjedhjeve për bashkinë e Dibrës.

“Nga hetimi disiplinor që përfshiu punën e magjistrates në periudhën 2013-2021, u konkludua se veprimet dhe mosveprimet e prokurores përbëjnë mospërmbushje të pajustifikuar dhe të përsëritur të funksioneve gjatë hetimit, duke sjellë zvarritje të pajustifikuara të akteve procedurale, të cilat janë të detyrueshme për zbatim nga ana e magjistratëve”, thekson KLP.