TIRANE– Administrata e pushtetit qendror dhe ajo lokale i kanë shkaktuar vendit një dëm financiar prej 13 miliardë lekë. Kjo u bë e ditur gjatë analizës vjetore të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Kreu i KLSH-së, Bujar Leskaj deklaroi se gjatë vitit 2012 ka pasur një rritje të ndjeshme të numrit të shkeljeve nga pushteti qendror dhe ai lokal. Beskaj tha se shkeljen kanë të bëjnë kryesisht me prokurimet publike.
Leskaj tha se nevojiten masa më të rënda ndëshkuese për këto shkelje pasi largimi nga puna nuk mjafton. Për këtë ai tha se janë dërguar në Kuvendit 58 ndryshime në ligj.