Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zhvilluar në Universitetin e "Aleksandër Moisiu" të Durrësit analizën vjetore të punës së tij në prani të pedagogëve dhe studentëve të këtij universiteti.  

Rektorja e Universitetit Kseanela Sotirovski, në fjalën hapëse tha se UAMD është e gatshme të japë kontrubutin e saj në rritjen e llogaridhënies në luftën kundër korrupsionit e për forcimin e shtetit ligjor.

"Ne si UAMD, bashkë me institucionet tuaja, mund të japim kontribut në rritjen e llogaridhënies dhe transparencës dhe në luftën kundër korrupsionit e konsolidimit të shtetit ligjor, Faleminderit z. Leskaj për bashkëpunimin e ngushtë me profesionistë të botës akademike e shoqërisë civile për përmirësimin e menaxhimit financiar publik në vend".

Bujar Lesjkaj kreu i KLSH-së në analizën e mbajtur të punës së instiucionit që drejton tha se vetëm për vitin 2017 janë kryer 256 auditime dhe rezulton se dëmi ekonomik është 11.5 miliard lekë. Leskaj tha se: "Janë bërë 47 kallëzime penale në 2017 për drejtues të nivelit të mesëm e të lartë. Çdo javë një kallëzim. Mbi 1000 propozime për largime nga detyra".

Presidenti Meta theksin e vuri tek standaret e lirisë së universiteteve. "Sfidat e arsimit të lartë kërkojnë komunikim dhe jo arrogancë. Komunikimi arrogant nuk na ndihmon për të jetësuar reformat".

Në analizën e punës së KLSH-së u vu re se instiTucionet publike kanë abuzuar me fondet publike në masë të madhe. Pedagogët kanë rreth 2 muaj pa marrë pagat. Por asnjë prej tyre nuk e ngre zërin kur bëhet fjalë për të kërkuar minimalisht të drejtën e tyre ekzistenciale, siç është pagesa për shërbimin që japin në edukimin e brezave të rinj. Kjo temë nuk u prek fare nga asnjë prej autoriteteve që folën.