Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të kapitenit të Porteve, Paulin Ndreu, dhe kapitenin e portit të Durrësit, Taulant Allka.

Paulin Ndreu është vëllai i deputetit të PS-së, Pjerin Ndreu.

Sipas KLSH-së, dy zyrtarët e lartë të porteve lejuan të futej pa leje në bregdetin shqiptar dhe më pas të ankorohej në portin e Durrësit anijen ‘Isolla di Lussione’, e cila më pas ka kryer edhe punime pa leje.