Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur ditën e sotme një auditim në lidhje me situatën e përmbytjeve në qytetin e Vlorës. 

Pjesë e këtij kontrolli do të jenë disa institucione, ku do të auditohet me prioritet për shkaqet që çuan në këtë situatë problematike. Grupi i auditimit ka nisur tashmë punën pranë këtyre institucioneve si dhe në terren.  

Pritet që pjesë e këtij auditimi të jenë institucionet e pushtetit lokal si dhe ato qendror, si për shkaqet që çuan në përmbytjet po ashtu edhe për menaxhimin e situatës nga institucionet përkatëse. Auditimi i cili është ngritur me prioritet mbi situatën dhe në mënyrë emergjente, do të zgjasë disa ditë ku në fund do të jetë dhe raporti përkatës. 

Ishte Atird Hoxha, kryetari i PD dega Vlorë, ai që kallëzoi në Prokurori për “shpërdorim detyre” lidhur me situatën e përmbytjeve.