Uefa ka përcaktuar oraret e ndeshjeve të vajtjes  së raundit të parë eliminator të Uefa Champions League dhe Europa League. Partizani do të jetë ekipi i parë që do të zbresë në fushë nga skudrat shqiptare, teksa ndeshjen e tyre të kuqtë do ta luajnë në orën 17:00 të enjten e 29 qershorit në “Selman Stërmasi” ndaj Batev Plovdiv.

Në orën 20:00 do të jetë radha e Tiranës dhe Skënderbeut për të luajtur në Europa League, me korcarët që ndeshjen e parë me Sant Julia të Andorës do ta zhvillojnë në orën 20:00 në stadiumin e Korcës.

Nga ekipiet shqiptare Tirana është e vetmja që do të luajë në transfertë ndeshjen e vajtjes, teksa po në orën 20:00 do të përballet me Netanya me Maccabin e Tel Avivit.Po në Europa League më 29 qershor do të luajë dhe Shkëndija, që do të zbresë në fushë në orën 18:00 përballë rumunëve të Dacias, ndërsa Trepca 89 do të nisë rrugëtimin e saj historik në Champions League të martën e 27 qershorit teksa do të udhëtojë drejt Ishujve Faroe ku do të përballet me kampionet e Vikingurit.