Italia thirri, por jo aq shumë. I ulur në breg të lumit të tij shumë personal, Antonio Conte pret me qetësi të kuptojë se cili është destinacioni më i mirë për të ardhmen e tij, por uji që rrjedh deri në këtë pikë, lëviz shumë pak.
Fakti është se rikthimi i tij në Serinë A nuk është aq i lehtë. La Repubblica, shkruan se Chelsea, skuadra e tij e vjetër, është rikthyer fuqishëm te Conte, me Todd Boehly, i cili do të ishte gati ta mbulonte me ar.
Dhe atëherë, perspektivat, dëshirat, thirrja e atdheut mund të mos jenë më aq të forta. Conte kishte vendosur: nëse kalimi te Juventus nuk mund të realizohet, destinacioni më i mirëpritur është Milani.
Problemi është se kuqezinjtë kanë ngritur një sërë dyshimesh që nuk janë kapërcyer kurrë dhe, pavarësisht bisedimeve të vjetra me Ibrahimovic, deri më tani nuk ka pasur hapa konkret.
Alternativa italiane quhet Napoli, por Aurelio De Laurentiis, i cili e kishte analizuar në janar, nuk i ka trazuar kurrë ndjenjat e Contes.
Në këto kushte Londra dhe Chelsea bëhen sërish një zgjidhje e mundshme.
E sigurt është se perspektivat janë objektivisht të ndryshme: në Premier League, Conte do të vazhdonte të fitonte shuma të çmendura dhe do të kishte në dispozicion shumë para për një merkato yjesh.
Në Itali duhet të kënaqet me pak. Duke u ndalur në një projekt afatmesëm, me pak para, që nuk e entuziazmon si Milan.
Conte betohet se ka ndryshuar në këtë kuptim, por kontrata e tij mbetet të paktën 8 milionë euro në sezon, pak a shumë dyfishi i asaj që italianët planifikojnë të shpenzojnë për një trajner.
Pyetja që ngrihet është çfarë do të bëjë tani Conte? Do të duhet ende kohë, sepse ka ende shumë stola të lira, por në fund mund t’i duhet të gëlltisë dëshirën për Italinë dhe të zgjedh Londrën. Chelsea ka bërë lëvizjen e parë, topi tashmë është në fushën e tij.





