Klubi gjerman i Shalke 04, që luan në Bundesliga 2, ka ndërprerë përfundimisht bashkëpunimin me sponsorin rus, “GAZPROM”, për shkak të ngjarjeve të fundit.
Përpara disa ditësh, klubi vendosi që fjalën “GAZPROM” ta hiqte nga fanella e tyre, ndërsa ditën e sotme është bërë zyrtare ndërprerja përpara kohe e kontratës që kishin midis tyre.
Këtë lajm e bëri me dije vetë klubi me anë të një komunikate në rrjete sociale, ku shkruhej: “Bordi drejtues i Shalke 04 ka rënë dakord që të ndërpresë partneritetin me GAZPROM përpara kohe”.





