Europa ka një skuadër aktuale, me ecurinë më të dobët në të 55 kampionatet e elitës. Bëhet fjalë për Glenavon në Irlandën e Veriut. Glenavon nuk ka grumbulluar asnjë pikë, ndërsa ka luajtur 10 ndeshje në total. Gjatë kësaj kohe ka shënuar vetëm 3 gola, teksa ka pësuar 20 të tjerë.
Klubi historik në Irlandën e Veriut, që është themeluar në vitin 1889, duket se e ka të pashmangshme rënien nga kategoria. Dhe pse në elitë qëndron prej 12 vitesh pa shkëputje, ky sezon është më i dobëti.





