Armando Broja po vazhdon fazën përgatitore me Chelsea-n, në SHBA, por e ardhmja e tij mund të jetë larg bluve.
Emisioni më i njohur televiziv sportiv “El Chiringuito”, në Spanjë, bën të ditur se ka një ofertë zyrtare për sulmuesin nga një klub tjetër i Premier League.
“Një ekip i Premier League ka bërë një ofertë prej 27 milionë eurosh për Armando Brojën. Chelsea është i hapur për shitjen e sulmuesit shqiptar. Negociatat po vazhdojnë”, tha gazetari Gonzalo Tortosa, eksper i merkatos.