Viti 2026 ka nisur me një lajmërim surprizë sa i përket të ardhmes të sulmuesit brazilian Nejmar. Futbollisti hynte në muajt e fundit të kontratës me Santos dhe shumëkush mendonte se ai do të largohej nga klubi brazilian në kërkim të një aventurë të fundit në Europë. Por përkundrejt asaj që mendohej, Santos ka dalë me një komunikatë zyrtare, duke bërë të ditur se kishte rinovuar kontratën ekzistuese me futbollistin.

Kontrata mbaronte në muajin qershor, por tashmë sipas marrëveshjes së re, skadenca e saj do të jetë më 31 dhjetor të vitit 2026.Me sa duket Nejmar ka vendosur të qëndrojë në Brazil, fillimisht duke rikuperuar me qetësi nga dëmtimi që pësoi në fundin  vitit dhe ndërhyrja kirurgjikale. Më pas, do të fokusohet për të siguruar një biletë për Botërorin 2026 e për të vazhduar vitin me klubin ku u bë i famshëm, të cilin në edicionin e kaluar e shpëtoi me vështirësi nga rënia nga kategoria.