Nuk ka ende një marrëveshje, por Napoli dhe Chelsea nuk janë aq larg akordit për Lukakun. 

Dy klubet janë takuar sërish dhe tani po diskutohet për 30 milionë euro. 

Në samitin e mbajtur në Londër u vunë në pah mosmarrëveshjet për formulën e marrëveshjes, Napoli pranoi të bëjë një ofertë për blerjen e përhershme të sulmuesit belg. 

30 milionë euro plus bonuse dhe e kaloi topin te Chelsea. E ndërkohë, për mesfushën, me Gilmour praktikisht në kontroll, shfaqet një i njohur i vjetër nga Seria A: ish-lojtari i Bolonjës, Schouten.

Chelsea gjithmonë ka dashur ta shesë Lukakun, prandaj, londinezët nuk u emocionuan nga pagesa në tri këste të propozuara nga drejtori sportiv italian Manna siç zbulohet nga Il Mattino:

7 milionë euro në fillim, 12 milionë për shlyerjen e detyrueshme në 2025 dhe 12 milionë të tjera në 2026.

Dialogun ata e vazhduan me Big Rom që shtynte për tu bashkiar me trajnerin Antonio Conte sa më shpejt të ishte e mundur.

Ndërkohë në mesfushë vazhdojnë të shfaqen alternativa ndaj objektivit kryesor të Napolit, McTominay. 

Pas Amrabatit është radha e Schouten-it, dikur i Bolonjës dhe tani luan për PSV-në. 

Për të, De Laurentiis do të ishte gati të hidhte në tavolinë 20 milionë euro, por holandezët kërkojnë të paktën 30.