Fulhami nuk heq dorë nga shërbimet e Armando Brojës. Cottagers janë gati për të bërë një ofertë të re të përmirësuar për sulmuesin shqiptar të Chelseat, për të sjellë konkurrencë për meksikanit Raul Jimenez.

Londinezët ofruan 25 milionë paund në propozimin e parë, por Blutë kërkojnë një shifër afër 35 milionë paundësh.

Diskutimet mes klubeve pritet të nisin sërish, pasi Fulhami kërkon me çdo kusht ta përforcojë organikën me sulmuesin shqiptar. Trajneri i Chelseat, Mauricio Pochetino e vlerëson shumë Brojën, por drejtuesit e klubit janë të detyruar të shesin së fundmi si pasojë e FPF.