Berat Gjimshiti vazhdon të jetë i pavendosur nëse duhet të braktisë futbollin europian për të përfituar financiarisht shifra të çmendura, apo nëse do të vazhdojë të luajë te Atalanta, ku është kthyer në një nga liderët e bergamaskëve që do të përfaqësohen edhe në Ligën e Kampioneve. Është një nga futbollistët kyç të Atalantës, por një interesim nga Katari mund ta tundojë Berat Gjimshitin.Ekipi i Al Rayyan është i gatshëm t’i ofrojë mbrojtësit shqiptar një kontratë 3-vjeçare, me një pagesë prej 4 milionë eurosh në sezon, sipas mediave italiane. Megjithatë, 31-vjeçari thuhet se ende nuk ka marrë një vendim. Gjimshiti është pjesë e Atalanta që në 2016, duke u huazuar vetëm për një sezon, e duke luajtur 240 ndeshje, me 8 gola të shënuar e 8 asiste.
Klubi nga Katari i ofron Berat Gjimshitit 4 milionë euro në sezon
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Balliu kërkon hetim parlamentar për AKSHI-n dhe çështjet e sigurisë
Pas Xholit dhe Zotos, një tjetër kandidat futet në garë për Prokuror të Përgjithshëm! Ylli Pjetërnikaj dorëzon dokumentacionin në KLP
Konsullatë serbe në Shkodër? Reagon deputetja Koçeku: Nuk i shërben interesave shqiptare! S’bazohet aspak në nevoja reale të komunitetit
I shpërthen në dorë lënda artizanale teksa po peshkonte, humb jetën 65-vjeçari





