Skuadra turke e Menemenspor duket se është dashuruar me futbollistët shqiptarë, teksa pasi ka afruar dy në ekip, si Gentjan Selmani dhe David Domgjoni, tashmë interesohet edhe për dy lojtarë të tjerë shqiptarë.
Pak ditë më parë u zbulua se skuadra turke ka në listën e dëshirave për të transferuar në verë talentin e Tiranës, Ernest Muçi, i cili po tregon një formë shumë të mirë me bardheblutë këtë sezon.
Megjithatë nuk është vetëm sulmuesi i Tiranës në listën e dëshirave të drejtuesve të Menemensport. Sipas asaj që shkruajnë mediat pranë këtij klubi, drejtuesit pëlqejnë edhe futbollistin e Teutës, Sherif Kallaku.
Ky i fundit është një nga lojtarët më të mirë në Kategorinë Superiore dhe paraqitjet e tij të shkëlqyera nuk kanë kaluar pa u vënë re, teksa tashmë skuadra turke ku luajnë dy futbollistë të tjerë shqiptarë, po përgatit sulmin për të marrë yllin e durrsakëve.





