Arçi Braun trazoi merkaton e verës te Milani. Kur pritej vetëm udhëtimi për t’u prezantuar më pas, gjithçka ndryshoi dhe mbrojtësi anglez zgjodhi të shkojë te Fenerbahçe.Klubi turk është tallur disi me këtë fakt.
Kjo pasi së fundmi publikoi një video në rrjetet sociale ku tregon si shkoi udhëtimi i 23- vjeçarit. Dhe teksti me përmbajtjen thumbojnë kuqezinjtë.Radio italiane: ”Talenti i ri anglez Arçi Braun është gati të zbarkojë në Itali. Në listën e klubeve të interesuara ishte edhe Fenerbahçe, por në fund zgjedhja e tij ishte Milano.Arçi Braun: “Më falni, mund të ndryshoni stacionin?Radio angleze: “Lajm i fundit. Arçi Braun është në Stamboll. Ai është zyrtarisht një lojtar i Fenerbahçes”.





