ITALI, 26 mars 2013– Gjykata e Lartë në Itali ka vendosur që studentja amerikane, Amanda Knox dhe ish-i dashuri i saj, Raffaele Sollecito të dalin sërish përpara gjykatës, për vrasjen e studentes britanike Meredith Kercher, në vitin 2007.
Knox dhe Sollecito bënë nga katër vjet burg, përpara se të liroheshin në vitin 2011. Të dy, gjithmonë kanë mohuar të kenë qenë të përfshirë në vrasje. Vrasja dhe gjyqi për shumë kohë zunë faqet e para të mediave në mbarë botën.
Knox dhe Sollecito mund të vuanin nga 26 dhe 25 vite burg, bazuar në dënimet fillestare në vitin 2009, por çështja u apelua dhe ata u liruan. Mbrojtja me sukses argumentoi se të dhënat e ADN-së të gjetura në thikën që u përdor për të vrarë Kercher, nuk ishin provë e fortë.
Apeli rrëzoi vendimin e një gjykate të shkallës më të ulët duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm të dy të rinjve duke marrë si të mirëqena provat e paraqitura nga mbrojtja e dy të pandehurve të cilat, sipas gjykatës, vërtetojnë që nuk kanë qenë në vendngjarje në momentin e ndodhjes së krimit. Kercher, 21 vjec u gjet e mbuluar në gjak në pishinën e banesës së që ndante me amerikanen Knox dhe dy shtetas italianë në Perugia, ku kishte mbërritur për studime në vitin 2007.





