Në një konferencë për mediat pas mbledhjes së qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj ka shuar edhe dyshimet se partia e AAK-sl dhe Lëvizja Vetëvëndosje mund të bëjnë një koalicion për t’i dhënë fund dilemës së formimit të qeverisë.
Haradinaj tha se nuk ka asnjë komunikim me Vetëvendosjen apo vetë Kurtin, të cilin e cilëson si mashtrues. Sipas tij, AAK tashmë e ndjen veten në opozitë pasi ashtu vendosën qytetarët me votën e tyre.
“Nuk kemi komunikim me Vetëvendosjen e as z.Kurtin për bashkëqeverisje. Unë e kam deklaruar se projekti që paraqet z.Kurti është mashtrim edhe vet z.Kurti e kam quajtur mashtrues sepse bindja ime ka qenë se qasja e tij ndaj temave dhe realitetit të jetës nuk përputhet dhe nuk qëndron ashtu, por qytetari ka vendosur dhe ne jemi opozitë por nuk kemi pasur kujt ti bëjmë opozitë, pasi që nuk kemi ende qeveri”, është shprehur Haradinaj.





