Votimi i rezolutës came është kusht për koalicionet parazgjedhore për Partinë për Drejtësi Integrim dhe unitet.
Kryetari i kësaj force politike Shpëtim Idrizi thotë se qëndrimi që do të mbajnë palët në raport më këtë cështje do të përcaktoje rrugën politike të PDIU-së.
Megjithatë Idrizi vlerëson edhe qëndrimet e dy partive të mëdha të shfaqura kohet e fundit.
Për Idrizin është një hap pozitiv ngritja e Komitetit të Diasporës nga ana e qeverisë shqiptare, ndërsa thotë se përfshirja e cështjes came në programin e PS-së është një hap pozitiv në këtë drejtim.
Kreu i PDIU-së vlerëson edhe qëndrimin e Ministrit të Jashtëm, Edmond Panariti, gjatë takimit me Ambasadorin grek sa i takon heqjes së ligjit të luftës me Greqinë.