Koalicioni “Bashkë Fitojmë” merr bashkinë e parë. Ka përfunduar numërimi i votave në Pukë dhe tashmë kryetar bashkie do të jetë kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Rrok Dodaj, i cili ka mundur me rreth 1000 vota më shumë kryetarin aktual Gjon Gjonaj.
BF me Rrok Dodaj ka marrë 3480 vota, ndërsa PS me Gjon Gjonaj 2507 vota. E përkthyer në përqindje BF 58.1%, ndërsa PS 41.9%.
Deri më tani Partisa Socialiste ka marrë 9 bashki, koalicioni “Bashkë Fitojmë” 1 bashki, ndërsa Partia Demokratike ende asnjë.