Në bashkinë e Kavajës vijon procesi i numërimit, ndërkohë kandidati i koalicionit “Bashke Fitojmë” Fisnik Qosja ka permbysur rezultatin ndaj rivalit te PS. 

Deri tani, nga 92 kuti në total, janë numëruar 56 kuti, ndërkohë që diferenca mes dy kandidatëve është 142 në favor te Fisnik Qoses.

Sipas rezultateve paraprake nga KQZ, kandidati i koalicionit “BF”, Fisnik Qosja ka marrë deri më tani 6859 vota.

Sakaq, kandidati i PS, Redjan Krali, ka 6717 vota.