"Forcimi i rolit të shoqërise civile, studentëve të drejtësisë dhe medias në monitorimin e zbatimit të reformës në drejtësi", ishte kjo tema e seminarit të zhvilluar nga Qendra Europiane në Durrës.

Krisi Kllapi, koordinatore e projektit, tha se në fokus të grupeve të interesit të mbetet zbatimi i reformës në drejtësi.

Gjatë kësaj tryeze të rrumbullakët u prezantuan 8 ligje dhe 1projektligj, pjesë e reformës në drejtësi, e cila synon të eleminojë korrupsionin në rradhët e gjyqtarëve dhe të administratës gjyqësore, mungesën e profesionalizmit, si dhe të rrisë besimin te sistemi gjyqësor.

Ndërkohë, pikë e fortë e takimit ishte dhënia e një impulsi qytetarëve për ta monitoruar këtë reformë.

Në këtë takim merrnin pjesë studentë të drejtësisë, përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe qytetarë aktivë, të cilët diskutuan rreth përparësive dhe mangësive që sjell kjo reformë, e cila aktualisht është në proces.