· E përditshmja e njohur britanike Financial Times pranon, në orën 24:49 (koha e Shqipërisë) rezultatet e exit-poll-it të realizuar nga IPR Marketing
Nga Kerin Hope në Athinë
ATHINE, 24 qershor 2013 – Exit poll-i për zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri të dielën i dha koalicionit të qendrës së majtë të Edi Ramës një epërsi të fortë ndaj Partisë Demokratike, e cila e ka qeverisur këtë vend të varfër ballkanik tetë vitet e fundit.
Koalicioni i udhëhequr nga Partia Socialiste e z. Rama dhe Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) e ish-kryeministrit Ilir Meta, ka siguruar fitoren me 51-55.5 për qind të votave, sipas rezultateve të shpallura tri orë pas mbylljes së votimit.
Partia Demokratike e kryeministrit Sali Berisha dhe partnerët e saj të koalicionit ishin më prapa, me 39.5- 43.5 për qind të votave.
Exit poll-i u krye nga IPR Marketing, kompani italiane anketimesh, të porositur nga Ora News, stacion televiziv i pavarur privat shqiptar.
Pjesëmarrja ishte dukshëm më e lartë se sa në zgjedhjet e fundit në vitin 2009, kur vetëm rreth 50 për qind e shqiptarëve kanë votuar, sipas vëzhguesve.
Megjithatë, votimi u njollos nga një shkëmbim zjarri në qytetin verior të Laçit, ku u vra një mbështetës i LSI dhe u plagos rëndë një kandidat i Partisë Demokratike. Incidenti ndodhi jashtë një qendre votimi, teksa po vazhdonte votimi, tha policia.
Nuk ka pasur njoftime të menjëhershme për arrestime. Zz. Rama Z. Berisha dënuan dhunën, duke u bërë thirrje përkrahësve të tyre që të mos të vazhdonin të votonin.
Procesin e votimit e ndoqën rreth 900 vëzhgues vendorë dhe ndërkombëtarë, përfshirë edhe një mision prej 380 vetash nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në zyrën e Evropës për institucionet demokratike dhe të drejtat e njeriut.
Nëse misioni i OSBE / ODIHR do t’i konsiderojë zgjedhjet të ndershme, kjo gjë do të rriste shanset e Shqipërisë që së bashku me fqinjtë në Ballkanin Perëndimor – Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi – të ishte kandidate zyrtar për anëtarësim në BE.
Të gjitha zgjedhjet e mëparshme kombëtare të mbajtura qëkurse vendi doli nga vetizolimi stalinist në vitin 1991 janë njollosur nga dhuna dhe mashtrimet.
/Përgatiti th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah” sipas http://www.ft.com/intl/cms/s/0/1780123a-dc42-11e2-8853-00144feab7de.html#axzz2X542eXoc/





