Në një deklaratë për mediat pas firmosjes së marrëveshjes së koalicionit opozitar me PD-në dhe aleatët, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi tha se kjo ditë marrëveshje është flamuri i shpresës për të gjithë shqiptarët.
Kryemadhi deklaroi se nuk ka asnjë tërheqje dhe se nuk do të futen në zgjedhje me Edi Ramën si kryeministër.
"Aksionit opozitar i shtohet një element tjetër i rëndësishëm. Për të gjithë skeptikët e opozitës tashmë kanë strategjinë dhe platformën e opozitës. Kjo vjen si rezultat i të gjithë kësaj axhendë opozitare e mirëorganizuar prej një viti dhe sot përfundon nënshkrimin e një koalicioni opozitar, përballë një shteti të kapur, ku garantohen zgjedhje të lira dhe të ndershme. Them zgjedhje sepse votimi ka bërë edhe Enver Hoxha, kanë bërë gjithë diktatorët, por popujt nuk kanë zgjedhur kurrë. Sa i përket procesit të aksionit opozitar, kjo marrëveshje është flamuri i shpresës për shqiptarët që duan të ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri. Ne kemi për detyrë ti garantojmë shqiptarëve infrastrukturën për ta ndërtuar të ardhmen në Shqipëri. Shqipëria është vend që zoti e ka vendosur në mes të BE. Çdo përpjekje e Ramës për ta mbajtur Shqipërinë larg BE është e dështuar. Çdo ditë që ai zgjat e largon Shqipërinë nga BE, largimi i Ramës e afron Shqipërinë me BE."





