“Shtëpia e Lirisë” është emri që do të mbajë koalicioni i ish-Kryeministrit Sali Berisha me LSI-në për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka sulmuar koalicionin duke theksuar se Sali Berisha po i kthen mbështetësit e tij në shtojcë të LSI-së.
Ai shton më tej se kjo është “Shtëpia e përbashkët non-grata”, mes Berishës dhe LSI-së, duke nënvizuar faktin se sipas tij nga kjo situatë përfiton vetëm kryeministri Edi Rama.
REAGIMI:
REAGIM I SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD, GAZMENT BARDHI
Izolimi i Sali Berishës nuk do të sjellë kurrë izolimin e PD dhe tentativa për të shpallur Non Grata logon e PD ka dështuar në 18 Dhjetor. Për demokratët dhe çdo shqiptar që do ndryshimin nuk ka logo tjetër që i përfaqëson përveç asaj të PD.
Sot Sali Berisha pohoi me gojën e tij se po i bën mbështetësit e tij shtojcë të LSI. Nuk ka Shtëpi të Lirisë. Ka Shtojcë të LSI-së në shtëpinë e tyre të përbashkët NON GRATA!. Regjistrimi në zgjedhje ka vulën e LSI-së, komisionerët kanë vulën e LSI-së.
“Shtëpia Non-Grata” i shërben Edi Ramës, siç ka bërë që në 2013, me aleancën e dukshme dhe të padukshme mes tyre! Në 6 Mars, kush zgjedh “Shtëpinë Non-Grata” ka zgjedhur Edi Ramën!





