Fragmente mikroskopike të proteinave dhe ADN-së të gjetura nga kockat e zbuluara në papastërtitë e shpellës 8 metra të thellë, kanë zbuluar se Neandertalët dhe njerëzit kanë jetuar së bashku në Evropën veriore që 45,000 vjet më parë.

Analiza gjenetike e fosileve, të cilat u gjetën në një shpellë afër qytetit të Ranis në Gjermaninë lindore, sugjeroi se njerëzit modernë ishin krijuesit e veglave të veçanta prej guri në formë gjethesh, për të cilat arkeologët dikur besonin se ishin krijuar nga Neandertalët të ciliët kanë jetuar në Evropë rreth 40.000 vjet më parë.

“Shpella Ranis ofron dëshmi për shpërndarjen e parë të Homosapiens nëpër gjerësi më të larta të Evropës. Rezulton se artefaktet prej guri që mendohej se ishin prodhuar nga Neandertalët ishin, në fakt, pjesë e paketës së mjeteve të hershme Homosapiens”, tha autori i kërkimit Jean-Jacques Hublin, një profesor në Kolegjin de France në Paris një njoftim për shtyp.

“Kjo ndryshon rrënjësisht njohuritë tona të mëparshme për periudhën: Homo sapiens arritën në Evropën veriperëndimore shumë kohë përpara zhdukjes së Neandertalit në Evropën Jugperëndimore.”

Zbulimi do të thotë se dy grupet, të cilët dikur ndërthurën dhe lanë të gjallë shumicën e njerëzve sot me gjurmë të ADN-së së Neandertalit, mund të jenë mbivendosur për disa mijëra vjet. Ai gjithashtu tregon se Homo sapiens, specia jonë, kaloi Alpet në klimat e ftohta të Evropës veriore dhe qendrore më herët se sa mendohej.

Sipas studimeve, stili i veglës së gurit të gjetur në Ranis është zbuluar edhe nëpër Evropë, nga Moravia dhe Polonia lindore deri në Ishujt Britanikë. Arkeologët e quajnë stilin e veglave Lincombian-Ranisian-Jerzmanowician, ose LRJ, në lidhje me vendet ku u identifikua për herë të parë.

Për të identifikuar se kush i bëri artefaktet, ekipi gërmoi shpellën Ilsenhöhle pranë Ranis nga viti 2016 deri në vitin 2022. Kur shpella u gërmua për herë të parë në vitet 1930, vetëm mjetet u gjetën dhe u analizuan. Këtë herë ekipi ishte në gjendje të gërmonte më thellë dhe më sistematikisht, duke zbuluar përfundimisht fosile njerëzore atje për herë të parë.

Datimi me radiokarbon i fosileve dhe objekteve të tjera në shpellë sugjeroi se këta njerëz të hershëm jetonin atje rreth 45,000 vjet më parë, duke i bërë ata Homo sapiens më të hershëm që dihet se kanë banuar në Evropën veriperëndimore. Rajoni do të kishte pasur një klimë krejtësisht të ndryshme atëherë, me kushte tipike të tundrës si ajo që gjendet në Siberinë e sotme.