Aktori i njohur i humorit Koço Devole ndodhet në gjendje të rënduar për shkak të Covid, në Spitalin Infektiv.
Për gjendjen e tij ka folur djali i aktorit, i cili njoftoi se Devole në këto orë të fundit po reagon mirë dhe është duke u trajtuar për pasojat e sëmundjes.
Sipas tij, Devole është konfirmuar negativ ditën e djeshme, por gjendja shëndetësore është rënduar si pasojë e sëmundjes së leuçemisë që aktori vuante më herët.
“Gjendja është stabël. Mjekët më thanë që në këto momente trupi po reagon mirë. Mbrëmë morëm përgjigjen se ishte konfirmuar negativ për covid-19, ndërkohë që u rëndua për shkak të leucemisë dhe u pa e arsyeshme që ai të rikthehej në spital”, thotë i biri i Devoles për ABC.